SALVADORA ALJENDEA 20Preshevë 17523
Keni pyetje? Thirrni Tani! +381 (0) 63 616 140

Procesi i prodhimit të gëlqeres

Prezantimi

WESlime SHKP. është fabrika e ndërtuar në vitin 2017. Fabrika ka kapacitet për të prodhuar gëlqere, llaç, briketa dhe ngjitës. Në foton më poshtë ne po ju paraqesim procesin se si ne e prodhojmë gëlqeren. Kemi tre lloje kryesore të gëlqeres. Gëlqere si gunga, Gëlqere si pluhur, dhe pluhur gëlqeror Industrial. Fabrika është e pajisur me sistem bluarjeje dhe silose të mëdha per ruajtjejen e produktit si për gunga gëlqere po ashtu edhe për pluhur gëlqere.

Guri Gëlqeror transportohet përmes makinës së ngarkuesit në bunker, pastaj përmes transportuesit nga bunkeri transportohet në pikën e sipërme të furrës për të filluar procesin e pjekies. Furra është e ndarë në 3 faza:

Faza e parapjekies: Është pika e parë në furrë në të cilën gazi ësht♪7 shumë i nxehtë (temperatura e tij tejkalon 1000 ᵒC) përdoret për të ngrohur gurët.
Faza e pjekies (Kalcinimit): Reagimet e kalcifikimit zakonisht ndodhin në ose mbi temperaturën e dekompozimit termik të karbonateve në gur gëlqeror i cili fillon nga 850 ᵒC për të arritur 1200 ᵒC dhe karbonati i kalciumit shndërrohet në oksid kalciumi "CaO" duke lëshuar gaz dioksid karboni "CO2" i cili hiqet përmes ventilatorit të gazit. Ky reaksion kimik quhet dekompozim termik.
Faza e ftohjes: Ftohja konsiderohet faza e fundit brenda furrës ku ajri i freskët vjen nga jashtë drejtpërdrejt në pjesën e fundit të furrës për të ftohur gëlqeren.
Pas fazës së ftohjes, gëlqereja shkarkohet (hiqet) nga furra e cila pastaj ruhet në silosë përmes një sistemi mekanik përcjellës. Cilësia e prodhuar e gëlqeres, varion nga 85 - 90% e përmbajtjes së CaO.
Gëlqereja mund të transferohet nga silosat të mbushur me gëlere të gungave (kokërrave) të pjekura, në fabrikën e mullirit përmes sistemit mekanik të përcjelljes për bluarje për të prodhuar gëlqere në pluhur, pastaj duke u ruajtur në silose pluhur.
Fabrika ka një laborator të pajisur me të gjitha pajisjet dhe kërkesat e nevojshme për të kontrolluar cilësinë e secilit hap të procesit të prodhimit nga ekzaminimi i gurit gëlqeror (fizikisht dhe kimikisht) deri në produktet e përfunduara dhe shërbimet e shitjes.
1) Produkti i gëlqeres është në dispozicion si “Gunga (kokërra) gëlqereje” (nga silosi në kamion direkt).

2) Si produkt pluhur gëlqereje është i disponueshëm si:

    a) drejtpërdrejt në kamionët me silos,
    b) të paketuara në thas jumbo (të mëdha, 1T)
    c) në thas të vogla (25kg) dhe të renditura në paleta përmes makineris robotike.

 

sqShqip
en_USEnglish sr_RSСрпски језик de_DEDeutsch sqShqip